DVP Vlorë – Vihet në pranga një 32-vjeçar, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”

Vihet në pranga një 32-vjeçar, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Procedohet penalisht dhe një shtetas për vepën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin I. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin J. P., 26 vjeç, menaxheri i një subjekti në Himarë, pasi nuk ka respektuar orarin e përcaktuar për mbyllje.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.