Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Durrës – Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e pandërprera në territor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Kontrollet nga strukturat e Komisariateve të Policisë Durrës dhe Krujë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe fidanë cannabis sativa. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri me vete, strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën “Shqiponja” në DVP Durrës, kanë zhvilluar kontrolle në qytet. Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. U., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë. Pas marrjes së informacionit se ky shtetas lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ndaluar mjetin taksi me të cilin ky shtetas po lëvizte dhe gjatë kontrollit në çantën e dorës, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe 8 fishekë. Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë po vijojnë kontrollet në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët dhe ish-reparte ushtarake, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Bushanesh, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë, në një ambient të hapur u gjetën dhe u asgjësuan fidanë cannabis sativa. Gjithashtu, në vijim të kontrollit, në një distancë të afërt u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik. Në vijim të veprimeve është bërë shpallja në kërkim policor e një shtetasi të dyshuar si autor, por për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Mirditë, Lezhë – Kontrolle të pandërprera në të gjithë qarkun Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në djali i tij, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Lufaj, Mirditë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike shtetasi L. U., i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu është shpallur në kërkim policor djali i tij, shtetasi P. U., banues në Lufaj, Mirditë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Gjithashtu, shtetasi P. U., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 23.04.2021, ka plagosur me qytën e armës shtetasin B. M., 23 vjeç, banues në Kurbin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për shtetasin L. U., dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, ‘Kanosja”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” për shtetasin P. U.
Qarku Korçë – Vijon operacioni policor “Perimetri”. U kap duke transportuar dy emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit, vihet në pranga 53-vjeçari. Arrestohet edhe 1 shtetas tjetër, i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata në kuadër të këtij operacioni. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. M., 53 vjeç, banues në Pogradec, i cili u kap në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit. Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. O., 17 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar me vendimin e datës 30.05.2021, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Elbasan – Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Konstatohen katër subjekte që ishin përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit, procedohen penalisht 6 shtetas që ushtronin këtë veprimtari nëpërmjet celularit. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasit: Sh. P., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive; R. C., 49 vjeç, banues në Elbasan dhe S. B., 26 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të shtetasit R. C., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive; A. Q., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe interneti për bastet sportive; K. P., 17 vjeç dhe K. B., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e bar-kafes në pronësi të shtetasit K. B., shtetasit K. P. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që kishte të hapur faqe internet për bastet sportive. Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Kontrollet do të vijojnë në gjithë qarkun e Elbasanit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ”Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.
Berat – Qarkullonin me armë zjarri me vete, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar, hodhën armën e zjarrit dhe tentuan të largoheshin me një motoçikletë, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë. Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje. Si rezultat u bë arrestimi i shtetasit H. Gj., 30 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. T., 25 vjeç, banues në Dyshnik, Berat. Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me një motoçikletë dhe në momentin që shërbimet e Policisë i kanë dhënë shenjë për të ndaluar, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre dhe kanë hedhur çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit L. T. u gjetën dhe u sekuestruan një fishek pistolete, 1 shkop metalik dhe 1 thikë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Malësi e Madhe – Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në ambiente të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar, i cili gjatë kontrollit kundërshtoi punonjësit e Policisë. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, u arrestua në flagrancë shtetasi F. D., 42 vjeç banues në Gradec, Malësi e Madhe. Ky shtetas, në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar për kontroll i ka kundërshtuar ata për të mos i lejuar të ushtronin kontroll në pronën e tij. Në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
DVP Vlorë – Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe të Stacionit së Policisë Livadhja, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Leshnicë, Finiq. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja u bë ndalimi i shtetasve: Xh. I., 75 vjeç dhe L. I., 28 vjeç (babë e bir), banues në Sarandë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar, në pronë publike, në fshatin Leshnicë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, shtetasin P. S., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Policia Rrugore bllokon një automjet që transportonte kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë të vendosura në autostradë, për konstatimin e shkeljeve rrugore, nisur dhe nga dyshimet e krijuara mbi lëvizjet e dyshimta të një drejtuesi mjeti, i kanë dhënë atij shenjë për të ndaluar. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe është munduar të devijojë nga rruga, por pas ndjekjes është bllokuar nga Policia Rrugore. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në bagazhin e këtij mjeti, kubikë të kultivuar me fara kanabisi. Gjatë tentativës për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë, pasagjeri është hedhur nga automjeti dhe ka mundur të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia. Ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi E. D. është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit A. K., 29 vjeç. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 85 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 18 janë arrestuar në flagrancë dhe 64 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 2 autor të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Kukës; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Elbasan; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Vrasja” mbetur në tentativë, në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 2 raste, në Tiranë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 1 në Korçë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si dhe 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 5 raste, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, 1 në Lezhë dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë proceduar penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, 1 për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe 1 për “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.
Në Tiranë janë evidentuar 3 raste të “Falsifikimi i dokumenteve” dhe 2 raste të “Vetëgjyqësia”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Në Elbasan janë evidentuar 4 raste të “Organizimi i lotarive të palejuara”, në Elbasan, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në Korçë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe 1 tjetër për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjithashtu janë proceduar penalisht 3 shtetas të tjerë, 1 për “Fshehja e të ardhurave”, 1 për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe 1 për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në Vlorë janë proceduar penalisht 2 shtetas, 1 për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe 1 për “Përndjekja”.
Janë evidentuar 2 raste të armëmbajtjes pa leje, 1 në Durrës dhe 1 në Berat, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Në Fier është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Pushtim toke”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 raste aksidentesh, me 13 persona që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë në flagrancë 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.