Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ardi Veliu i akordon “Certifikatë për Shërbime të Dalluara”, kryekomisar Agim Lleshi, me detyrë shef i Njësisë Rajonale Antiterrorizëm Elbasan.
Gjatë një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Antiterrorit, Drejtori Gledis Nano i ka dorëzuar kryekomisarit Lleshi “Certifikatën për Shërbime të Dalluara”, me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit”.
Nano ka vlerësuar punën dhe profesionalizmin e treguar nga kryekomisar Lleshi, për përmbushjen me nivel të lartë e cilësor të detyrave, si dhe kontributin e dhënë gjatë 25 viteve në Policinë e Shtetit.
Kryekomisar Agim Lleshi ka falënderuar Drejtor Nanon dhe nëpërmjet tij Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për vlerësimin, duke theksuar se puna me ndershmëri dhe puna në grup kanë vetëm një rezultat, atë pozitivin, për personin dhe për organizatën e Policisë.