Berat – Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë konstatuar dy raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat u proceduan penalisht shtetasit A. K., 37 vjeç dhe S. H., 40 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.