Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Bie në prangat e Policisë një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin:
A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti të çastit me mjete të forta dhe më pas me armë zjarri mbetën të plagosur shtetasit E. Gj., 19 vjeç, H. T., 23 vjeç dhe shtetasi A. B. (Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.