Vijon puna nga Policia e Durrësit, për parandalimin e vjedhjeve në biznese dhe prona.
Falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë vihen në pranga 2 shtetas, gjatë kryerjes së veprës penale “Vjedhja”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për marrjen e masave për parandalimin e vjedhjeve në prona dhe biznese gjatë sezonit turistik dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, falë reagimit të menjëhershëm arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. A., 36 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Falsifikim dokumentesh” dhe “Mashtrimi”. Ky shtetas, në lagjen nr. 6, Durrës, i ka vjedhur çantën e dorës me një sasi vlere monetare, shtetases I. Sh.;
A. A., 28 vjeç, shtetas maroken, pasi në lagjen nr. 17, Durrës, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit H. D.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.