Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 16 qershor 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Fier – Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit: A. P., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier dhe E. L., 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier. Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundërligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.

Durrës – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht shtetasin L. B., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, pasi në Bisht Kamzë, Durrës, kishte ndërtuar një ndërtesë prej druri pa lejen e organeve kompetente dhe kishte vendosur disa shezlongë dhe çadra në bregdet. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. A., 23 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Fushë Krujë -Laç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: D. P., 29 vjeç dhe L. K., 32 vjeç, sepse gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. J., 32 vjeç dhe K. K., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Më datë 14.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit: H. S., 53 vjeçe, E. Z., 35 vjeç dhe F. C., 28 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Më datë 15.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D. Rr., 26 vjeç, pasi duke qenë administrator i një klinike, i ka dhënë një fletë analize për testin COVID-19, një shtetasi të paidentifikuar, pa kryer tamponin përkatës. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tepelenë – U konstatuan duke ndërtuar pa leje, procedohen penalisht 2 pronarët e objekteve përkatëse dhe 2 shtetas që po kryenin punimet. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, gjatë kontrollit të territorit në fshatrat Gusmar dhe Majkosh, kanë konstatuar ndërtimin e dy objekteve pa leje. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, shtetasit: F. B., 58 vjeçe, banuese në fshatin Gusmar dhe I. B., 50 vjeç, banues në Tepelenë, pronarë të objekteve ku po kryheshin punimet; E. B., 30 vjeç, banues në Përmet dhe P. J., 33 vjeç,  banues në Memaliaj (punëtorë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Gjirokastër – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e  shtetasit V. M., 61 vjeç, banues në Erind, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tri vajza të mitura të moshës 14 vjeçe, 8 vjeçe dhe 7 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Sarandë, Himarë – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim policor 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe ato të Komisariatit të Policisë Himarë, gjatë kontrollit të territorit, kanë konstatuar ndërtimin pa leje të katër objekteve, të dy strukturave prej druri dhe të një muri mbajtës. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasve F. B., 47 vjeç banues në Konispol dhe T. P., 44 vjeç, banues në Lushnjë (punëtorë), si dhe u procedua penalisht pronarja e objektit, shtetasja V. H., 37 vjeçe, banuese në Sarandë.  Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet, në Ksamil, duke kryer punime në një objekt (proceduar më parë), pa leje nga autoritetet kompetente. -Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, i shtetasit K. Xh., 54 vjeç, banues në Dhërmi, pasi u konstatua nga shërbimet, duke ndërtuar pa leje nga autoritetet kompetente. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, e shtetasve: D. H., 29 vjeç, pasi ka ndërtuar tri objekte pa leje nga autoritetet kompetente, në lagjen “Shkallë”, Borsh dhe E. H., 32 vjeç, pasi ka ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente, në lagjen “Shkallë”, Borsh.  Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht shtetasin Dh. L., 61 vjeç, pasi ka ndërtuar një mur mbajtës, në fshatin Dhërmi, pa leje nga autoritetet kompetente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tropojë – Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe ” Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë proceduar në gjendje të lirë 4 shtetas, konkretisht: U. H., banues në fshatin Gri dhe R.B., banues në fshatin Markaj, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në fshati Gri dhe Markaj, këta dy shtetas janë konstatuar duke vijuar ndërtimin e një banesë, pa leje të organeve përkatëse. Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: P. K., banues në Tiranë, dhe F. Rr, banues në fshatin Begaj, për veprën penale ” Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve”, pasi ishin përgjegjës për kryerjen e punimeve në fshatin Gri dhe Markaj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale ” Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi ose kolaudimi i paligjshëm i ndërtimeve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Fier – Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, në pranga poseduesi i saj. Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 30 vjeç, banues në Buzmadh, Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 62 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 15 janë arrestuar në flagrancë dhe 44 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e dhunës në familje është evidentuar 1 rast, në Vlorë, me 2  autoprë që po procediehnn në gjendje të lirë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 9 raste, 3 në Tiranë, 2 në Elbasan, 2 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 në Vlorë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, 1 në Tiranë dhe 2 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave, 1 në Korçë dhe 1 në Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në Kukës është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

Në Lezhë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Në Gjirokastër është proceduar penalisht 1 shtetas, për falsifikimin dokumentesh.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës, ndërsa 1 tjetër është proceduar penalisht për “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 raste aksidentesh, me 2 persona që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh dhe janë arrestuar në flagrancë 4 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.