Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 43 vjeç, banues në Lushnjë.
Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases A. P., 39 vjeçe, si dhe ndaj djalit të tij të mitur 13 vjeç.
Gjithashtu, ky shtetas ka hedhur nga ballkoni i katit të pestë ku banonte, disa sende dhe orendi shtëpiake, duke dëmtuar automjetet tip “Benz” dhe “Nisan”, në pronësi të shtetasve K. Rr dhe I. N., të cilët ishin të parkuar poshtë pallatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.