U konfliktuan dhe më pas goditen me sende të forta dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.
Evidentohen dhe goditen 2 raste të “Prerjes së paligjshme të pyjeve”, procedohen penalisht autorët.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë shpallur në kërkim policor tre shtetas, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Kanosja”, konkretisht: L. T; D. T; A. B., banues në Dibër.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasit U. A., 39 vjeç, dhe K. S., 27 vjeç, banues në Dibër.
Vijon puna për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.
__
Ka filluar procedimi penal për shtetasit E. D., 28 vjeç, dhe E. M., 35 vjeç, banues në Dibër, pasi janë konstatuar duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacion përkatës.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.