DVP Vlorë – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin T. V., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasin G. S., 44 vjeç, pasi sot, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin SH. D., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë proceduar penalisht shtetasen:
K. Zh., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar në fshatin Borsh, pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.