Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në prangat e Policisë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. T., 53 vjeç dhe S. T., 45 vjeç (vëllezër), banues në Gjuricaj, Ishëm.
Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
•E. Q., 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi në lagjen nr. 1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetases N. L.;
•G. I., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:
•H. E., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;
•F. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në segmentin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur;
•A. A., 20 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në Sukth, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasen M. L., 72 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.