Vocaj dhe Merkaj kanë pritur në një takim zj. Bojana Balon, drejtuese e SEESAC

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj kanë pritur në takim zj. Bojana Balon, drejtuese e SEESAC – South Eastern and Eastern Europe Clearinghouse for the Control of Small Arms and Light Weapons – Organizatë Ndërkombëtare në Evropën Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe Armëve të Lehta.

Qëllimi i takimit me Drejtor Vocaj ishte vlerësimi i kapaciteteve të Policisë Kriminale në luftën kundër zotërimit dhe trafikimit të paligjshëm të armëve, si dhe hapat e mëtejshëm për rritjen e kapaciteteve të Policisë Kriminale në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit, bazuar në vlerësimin e realizuar të nevojave, për të përcaktuar pajisjet që duhen prokuruar dhe hapat e parë lidhur me hartimin e procedurës standarde të veprimit dhe kurrikulës së trajnimit.

Në takimin me Drejtor Merkaj u diskutuan hapat e mëtejshëm për rritjen e kapaciteteve të Policisë Kufitare në luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit, bazuar në vlerësimin e nevojave të realizuar nga SEESAC, për të përcaktuar pajisjet që duhen prokuruar dhe hapat e parë lidhur me hartimin e procedurës standarde të veprimit dhe kurrikulës së trajnimit.