Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
Arrestohet në flagrancë një 34-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin:
M. S., 34 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “24 Maji”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.