Kapshticë – Policia Kufitare godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
Sekuestrohet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Vihet në pranga poseduesi i lëndës.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 21 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq.
Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e policisë, kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi, në xhup, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.