Vrau me armë zjarri për motive të dobëta 25-vjeçarin, Policia vë në pranga autorin.
Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.K, 47 vjec, banues ne fshatin Bleran Bardhaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë i mundur identifikimi dhe kapja brenda pak minutash e autorit të dyshuar të vrasjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.