Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Y. S., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy të afërmeve të tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ndalimin e shtetasit E. K., 39 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, e ka dënuar me 1 vit burg dhe i kanë mbetur për të vuajtur dhe 3 muaj e 11 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”; Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 41 vjeç, pasi ka vjedhur disa pajisje në banesën e shtetasit Sh. D. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 3 vjedhjeve të tjera banesash në Qarkun e Kavajës. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. Sh., 28 vjeçe dhe J. U., 24 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur disa produkte të një dyqani. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve; S. A., 20 vjeç, G. Q., 19 vjeç dhe A. S., 21 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse; D. K., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l. Më datë 25.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. K., 80 vjeç, sepse në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se ka përndjekur dhe kryer veprime të turpshme me 2 shtetase të mitura. Më datë 25.05.2021, në Lagjen nr. 5, Kavajë, është djegur mjeti në pronësi të shtetasit Sh. B., 45 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në vijim të ngjarjes të ndodhur me datë 10.05.2021, në rrugën “5 Maj” ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., strukturat hetimore të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë vijuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes. Si rezultat i hetimeve të kryera është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi D. C., 26 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi nga provat e grumbulluara ka rezultuar se ky shtetas ka qenë prezent në vendin e ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin P. M., 43 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin V. M., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është përfshirë në një aksident më një automjet tjetër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
DVP Durrës – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen 2 të tjerë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Sekuestrohen doza lënde narkotike cannabis sattiva. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës në vijim të kontrolleve të ushtruara për të goditur paligjshmërinë, kanë vënë në pranga 1 shtetas dhe proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë. Është arrestuar në flagrancë shtetasi A. H., 26 vjeç, banues në Durrës si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. S., 25 vjeç, banues në Durrës. Mbrëmjen e djeshme, në lagjen Nr. 15, Durrës, gjatë kontrollit personal dhe në banesë të ushtruar shtetasve të mësipërm iu gjetën doza lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sattiva. Gjithashtu, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 18 Durrës, gjatë kontrollit personal iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Fier – Policia godet një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit E. Y., 37 vjeç (i shpallur në kërkim, me masë sigurie “Arrest në burg” të caktuar nga Gjykata për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”) dhe Xh. T., 27 vjeç, të dy banues në Fier, pasi në një banesë të braktisur në fshatin Kreshpan, janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar në kubikë fidanë cannabis sativa. Gjithashtu, për këtë rast u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, shtetasi G. Y., 21 vjeç, banues në Kreshpan, i cili gjatë momentit që autorët janë pikasur nga shërbimet e Policisë, ka ndihmuar shtetasin Xh. T. të largohej nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Mat – Vijon kontrolli masiv i territorit nga shërbimet e Policisë, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Bie në prangat e Policisë 1 shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë. Sekuestrohen disa fidanë canabis sativa. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit J. K., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në tentativë duke kultivuar fidanë cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar në territorin e Bashkisë Mat. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se janë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm dhe tre shtetas të tjerë, dhe konkretisht shtetasit D. K., A. N., I. B., të cilët janë shpallur në kërkim e vijon intensivisht puna për kapjen e tyre. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprime të mëtejshme.
Shkodër – Janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tre shtetasve, të cilët kanë marrë me forcë nga lokali i tij, shtetasin M. B., 57 vjeç, dhe janë larguar në drejtim të Pukës. Gjatë ndjekjes nga forcat e Policisë, autorët e kanë lënë të lirë shtetasin M. B. dhe kanë mundur të largohen.
Shkodër – Janë referuar materialet në prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit V. L., 31 vjeç, pasi në një sipërfaqe toke në fshatin Pulaj janë konstatuar të mbjella disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 94 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 20 janë arrestuar në flagrancë dhe 70 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 3 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë, 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 3 të shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Berat dhe 1 në Dibër; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë, 2 në Korçë dhe 1 në Lezhë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Elbasan dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 2 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, 3 në Tiranë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 6 për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 11 raste në të gjithë vendin, 4 në Tiranë, 3 në Durrës, 2 në Shkodër, 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr, 1 në Elbasan dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të “Fsheha e të ardhurave”, 2 në Tiranë dhe 7 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, në Gjirokastër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në Tiranë është janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mosbindja andaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe 1 tjetër për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në Berat është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, në Elbasan, për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 8 raste aksidentesh, me 10 persona të lënduar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe është proceduar penalisht 5 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.