Berat – Policia Rrugore ndëshkon me masë administrative një subjekt që kishte zënë një sipërfaqe rruge në kundërshtim me Kodin Rrugor

Policia Rrugore ndëshkon me masë administrative një subjekt që kishte zënë një sipërfaqe rruge në kundërshtim me Kodin Rrugor.

Në vijim të zbatimit të Plan-Inspektimit për zbatimin e ligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit, Policia Rrugore e Beratit ka konstatuar në rrugën Berat-Skrapar, një subjekt që kishte zënë sipërfaqen e karrexhatës së rrugës me disa paleta guri.

Polica Rrugore ka ndëshkuar me masë administrative subjektin në pronësi të shtetasit D. B., për shkelje të nenit 15, pika 1 dhe 2, germa f, i cili ndalon të hidhen ose grumbullohen materiale në karrexhatë.

Policia e Beratit do vijojë kontrollin e territorit dhe fton të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e ligjshmërisë për mbrojtjen e territorit.