Dibër – Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Goditen nga Policia, 5 raste të ndërtimeve të paligjshme

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Goditen nga Policia, 5 raste të ndërtimeve të paligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit,  kanë evidentuar dhe goditur 5 raste dhe si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

U. H., V. S., H. K., F. M., V. T., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte pa leje si dhe kishin punësuar punëtorë pa i regjistruar në organet përkatëse.

Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

__

Mat /  Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, vihet në pranga 29-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 29 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Dhunë në familje”, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.