DVP Berat – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. H., 44 vjeç, banues në Poliçan, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga specialistët e Seksionit për Krimet është proceduar penalisht, për veprën penale  “Dëmtimi i habitateve dhe zonave të mbrojtura”, shtetasi E. S., 30 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me punonjësit e AZDM, në malin e Tomorit, me një mjet tip kamionçinë të ngarkuar me pllaka guri dekorativ.

—————

Kuçovë

Nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 32 vjeç, pasi në lokalin e tij në Kuçovë, punonjësit e OSHEE-së kanë konstatuar se ky shtetas kishte prishur vulat e matësit elektrik që furnizonte lokalin me energji elektrike.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.