Port/Durrës – Goditet një rast tentative për kalim të paligjshëm të kufirit

Goditet një rast tentative për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihet në pranga një shtetase, e cila ndihmoi 4 shtetas me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, me dokumente të falsifikuara.

Specialistët  e Pikës së Kalimit Kufitar Durrës, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen E. B., 34 vjeçe, banuese në Durrës.

Shtetasja e mësipërme, mbrëmjen e djeshme është ndaluar në PKK Durrës, duke ndihmuar të kalojnë kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me dokumente të dyshuara të falsifikuara shtetasit V. Gj., 30, vjeçe, banuese në Durrës; M. Gj., 28 vjeç, banues në Durrës;M. M., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe B. P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.