DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Z., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase e mitur 14 vjeçe se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin J. Sh., 29 vjeç, banues në Kukës, pasi në lagjen nr. 1, Sarandë, u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.