Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i akordon certifikatë Drejtuesit të Parë Arben Dashi dhe Drejtuesit të Parë Skënder Kalemi

Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë një ceremonie, duke respektuar masat anticovid, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka dorëzuar “Certifikatën për Shërbime të Dalluara” Drejtorit të Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë Drejtues i Parë Arben Dashi me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, për zhvillimin e vazhdueshëm të standardeve policore, në shërbim të Policisë së Shtetit.”

Gjithashtu, i ka dorëzuar “Certifikatën e Karrierës” Drejtorit të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë Drejtues i Parë Skënder Kalemi, me motivacionin “Për kontributin e dhënë në rritjen e standardeve të rendit dhe sigurisë publike, veçanërisht në përgatitjen dhe kualifikimin e punonjësve të rolit të parë drejtues të Policisë së Shtetit.”

Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka vlerësuar kontributin e dhënë ndër vite nga Drejtor Arben Dashi dhe sidomos përkushtimin, drejtimin dhe profesionalizmin e treguar si Drejtor i Krimeve të Rënda në zbardhjen e disa ngjarjeve të rënda kriminale gjatë vitit 2020.

 

Gjithashtu, Drejtor Veliu ka vlerësuar punën e bërë nga Drejtor Skënder Kalemi në drejtimin e Kolegjit të Policisë, punë e cila do reflektohet nga kursantët, të cilët në përfundim të teorisë do dalin në terren në shërbim të qytetarëve dhe në funksion të garantimit të rendit e sigurisë, por edhe kontributin ndër vite që zoti Kalemi ka dhënë gjatë detyrave të ndryshme që ai ka kryer.

Drejtorët Arben Dashi dhe Skënder Kalemi kanë falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm, për vlerësimin, si dhe gjithë kolegët që ata kanë punuar ndër vite, duke theksuar se puna në grup të jep përherë rezultatet e dëshiruara.