Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë bënë kapjen e personit të shpallur në kërkim Enea Sinani., 32 vjeç, sepse Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
Gj. H., 24 vjeç, pasi ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vëndi i ngjarjes këmbësorin shtetasin J. D., i cili ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore ;
A. K., 42 vjeç, G. M., 46 vjeç, dhe R. L., 34., vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;
E. M., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.