Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 29 prill 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Dibër/ informacion paraprak – Rreth orës  00:30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllanë e tij, shtetasin B. T.,  23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital. Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Korçë – Vihet në pranga autori i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Korçë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. L. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur dje në lagjen nr. 14, Korçë, bënë arrestimin e autorit të dyshuar shtetasit Th. Th., 16 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas, për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasin K. L., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Durrës – Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit M. K., 60 vjeçe, banuese në Durrës, si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. P., 45 vjeç, banues në Krujë, pasi ditën e djeshme, në autostradën Durrës-Sukth, shtetasja M. K., duke drejtuar mjetin tip “Lancia” në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P., e për pasojë ndërroi jetë pasagjerja në mjetin tip “Lancia”, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe/ A. H., 40 vjeç, banues në Prezë, Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, në aksin rrugor Krujë – Fushë Krujë, është përplasur me një tjetër mjet, duke i shkaktuar dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë – Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lugina”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë, shërbimet e Frontex-it dhe SHÇBA Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Tentuan të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë, vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi, mjete që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, bazuar në provat e grumbulluara, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë dhe SHÇBA Korçë, falë dhe koordinimit të veprimeve me shërbimet e Frontex-it, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lugina”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. S.(Gj.), 30 vjeç, P. L., 40 vjeç dhe M. Xh., 61 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim”; L. D., 24 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”. Në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, vëllai i shtetasit P. L. (i arrestuar). Këta shtetas, në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë dhe ato të Frontex-it, në vendin e quajtur “Lugina e Refugjatëve”, kanë hedhur në tokë 2 çanta shpine, brenda të cilave kishte një sasi prej 10 kg lëndë të dyshuar kanabis, të cilën këta shtetas po tentonin ta trafikonin në drejtim të Greqisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. D., u gjetën dhe u sekuestruan një krehër pistolete, fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në gota, si dhe mjete të ndryshme që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. Punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë – Vijon puna nga strukturat e DVP Vlorë, për goditjen e paligjshmërisë. Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur në datën 12.04.2021, në Orikum. Vihet në pranga autori i dyshuar. Ndalohen dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje. Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 12.04.2021, në lagjen “Xhenio”, Orikum, ku  ka ndodhur një shpërthim eksplozivi në banesën e shtetasit A. TH. dhe si pasojë është dëmtuar vetëm dera e banesës. Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore, veprimeve hetimore procedurale, si dhe provave të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit R. K., 42 vjeç, banues në Orikum, i dyshuar  për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin K. M., 37 vjeç, banues  në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u ndalua shtetasi në kërkim S. Z., 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Tiranë – Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Lugina”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë, shërbimet e Frontex-it dhe SHÇBA Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Tentuan të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë, vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi, mjete që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike dhe sende të tjera të kundërligjshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, bazuar në provat e grumbulluara, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë dhe SHÇBA Korçë, falë dhe koordinimit të veprimeve me shërbimet e Frontex-it, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lugina”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. S.(Gj.), 30 vjeç, P. L., 40 vjeç dhe M. Xh., 61 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim”; L. D., 24 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”. Në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, vëllai i shtetasit P. L. (i arrestuar). Këta shtetas, në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë dhe ato të Frontex-it, në vendin e quajtur “Lugina e Refugjatëve”, kanë hedhur në tokë 2 çanta shpine, brenda të cilave kishte një sasi prej 10 kg lëndë të dyshuar kanabis, të cilën këta shtetas po tentonin ta trafikonin në drejtim të Greqisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. D., u gjetën dhe u sekuestruan një krehër pistolete, fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në gota, si dhe mjete të ndryshme që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike. Punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë – Vijon puna nga strukturat e DVP Vlorë, për goditjen e paligjshmërisë. Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur në datën 12.04.2021, në Orikum. Vihet në pranga autori i dyshuar. Ndalohen dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje. Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 12.04.2021, në lagjen “Xhenio”, Orikum, ku  ka ndodhur një shpërthim eksplozivi në banesën e shtetasit A. TH. dhe si pasojë është dëmtuar vetëm dera e banesës. Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore, veprimeve hetimore procedurale, si dhe provave të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit R. K., 42 vjeç, banues në Orikum, i dyshuar  për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin K. M., 37 vjeç, banues  në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u ndalua shtetasi në kërkim S. Z., 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Vlorë – Vodhi nën kërcënimin e armës së gjahut, një sasi bizhuterish në një argjendari, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe arma e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë. Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi  M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kukës – Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë automjetin në gjendje të dehur ose në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 45 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Morinë – Kukës, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 0.71 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 61 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 10 janë arrestuar në flagrancë dhe 47 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Lezhë dhe 2 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, 2 në Elbasan dhe 1 në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.

Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 5 raste, 2 në Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 autor të shpallur në kërkim; 1 në Korçë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Vlorë, ku autori është shpallur në kërkim. Janë plotësuar 2 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 12 raste, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, 1 në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë, si dhe 8 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 10 raste, 3 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Korçë dhe 3 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i shkatërrimit të pronës, në Tiranë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Përndjekja”.

Në Fier është proceduar penalisht 1 shtetas për veprën penale “Dhunimi i banesës”, ndërsa 1 tjetër është proceduar penalisht për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike.

Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, në Kukës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti, në Durrës, dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 raste aksidentesh, me 1 viktima dhe 4 persona të lënduar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, 1 në Durrës dhe 1 në Kukës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.