Vlorë – Policia vë në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Policia vë në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin S. L., 30 vjeç, banues Gjirokastër.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas është autori i dyshuar i vjedhjes së një automjeti në vendin e quajtur “Mbikalimi i Novoselës”, në autostradën Vlorë-Fier, në datën 25.04.2021.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin SH. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

—–

Sot, rreth orës 05:30, në lagjen Nr. 4, Sarandë, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në banesën e tij, shtetasi K. H., 44 vjeç, përdorues i lëndës narkotike.

Nga veprimet paraprake dyshohet se vdekja është shkaktuar nga overdoza. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.