Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Policia vë në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 21.04.2020, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij.
—
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi F. G. mbante lëndë narkotike në banesë, është ushtruar kontroll në banesën e tij, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, ky shtetas është autor i vjedhjes së një gici.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht shtetasin J. GJ., 60 vjeç, pasi dyshohet se në datën 21.04.2021, ka dëmtuar gomat e një automjeti, si dhe ka shkruar në të mbishkrime më përmbajtje politike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.