Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Zbardhen dhe dokumentohen 10 vjedhje të ndryshme në qarkun e Tiranës, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Investitori”. Procedohet penalisht dhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. P., 28 vjeç, B. P., 36 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, të tre me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 20.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur biçikletën e shtetasit G. B. Nga veprimet ka rezultuar se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjes së 5 biçikletave, vjedhjes në një banesë dhe në një dyqan. Gjithashtu shtetasi S. K. ka qenë person i shpallur në kërkim policor, pasi më datë 27.03.2021 dhe 02.04.2021 ka kryer 2 vjedhje të ndryshme (1 banesë dhe 1 biçikletë). Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 biçikletat e vjedhura.•Në kuadër të operacionit “Investitori”, i zhvilluar më datë 08.12.2020, si rezultat i të cilit u vu në pranga një 49-vjeçare, ka vijuar puna nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë kapja dhe u ekzekutua urdhri i ndalimit për shtetasin në kërkim A. S., 39 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë” dhe “Mashtrim me pasoja të rënda”. Në vijim të operacionit u shpall në kërkim dhe shtetasi D. H. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash shtetasve të ndryshëm, duke iu premtuar klering/ndërrim apartamentesh, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo pajisje me kabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve. •Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin F. H., 46 vjeç, përfaqësues i një subjekti politik, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, sepse ditën e djeshme, shtetasi B. G. ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që përdoreshin në këmbim të votës. Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t’ua shpërndare për iftar, besimtarëve mysliman që agjërojnë. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Kurbin, Lezhë – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Tentuan të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, por falë reagimit të shpejtë të Policisë arrestohen në flagrancë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. B., 19 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe J. Gj., 17 vjeç, banues në Kurbin. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç, Kurbin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë “, e kryer në bashkëpunim.
Vlorë – Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Policia vë në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 21.04.2020, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi F. G. mbante lëndë narkotike në banesë, është ushtruar kontroll në banesën e tij, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, ky shtetas është autor i vjedhjes së një gici. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht shtetasin J. GJ., 60 vjeç, pasi dyshohet se në datën 21.04.2021, ka dëmtuar gomat e një automjeti, si dhe ka shkruar në të mbishkrime më përmbajtje politike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Kakavije – Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kapur shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Maliq – Vihen në pranga dy shtetas për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Dhuna në familje”. Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Ç., 27 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi mbrëmjen e djeshme në fshatin Sovjan, Maliq, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. D., 62 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. B., 64 vjeç, banues në fshatin Podgorije, Maliq, pasi ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D. B., 61 vjeçe, të cilën e ka dëmtuar me mjet prerës në dorë dhe e ka goditur me sende të forta në kokë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 58 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 13 janë arrestuar në flagrancë dhe 40 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Korçë; 2 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Fier; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 8 raste, 2 në Durrës, 1 në Kukës, 1 në Vlorë dhe 1 në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 2 në Berat, me 1 autor të ndalur dhe 1 që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste: 2 në Tiranë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Lezhë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 7 raste, 4 në Durrës, 2 në Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi në kredi”, në Vlorë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, në Shkodër, ku autori po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, 1 në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 4 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, 1 në Kukës, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në Elbasan, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 1 në Lezhë dhe 1 në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Në Shkodër është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, 1 në Korçë dhe 1 në Dibër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti, në Korçë, dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 raste aksidentesh, me 6 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.