Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestuan shtetasit: N. T.(J.), 45 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe D. T., 29 vjeç dhe M. Sh., 29 vjeç për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, pasi më datë 19.04.2021, shtetasi N. T. ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin B. O., ndërsa shtetasit D. T dhe M. Sh. nuk kanë kallëzuar për krimin. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 32 vjeç, pasi në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 28 vjeç, pasi ka përndjekur një shtetase 25-vjeçare. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. K., 23 vjeç, R. Ç., 59 vjeç dhe Sh. S., 41 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. •Më datë 20.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B. A., 24 vjeç, sepse në bashkëpunim me një shtetas tjetër (punohet për identifikimin e tij), tek Liqeni i Thatë, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. R. •Më datë 20.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e një 16-vjeçari, pasi në rrugën “Loni Ligori”, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka marrë shumën 5.000 lekë, bashkëmoshatarit të tij. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Vlorë – Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, proceduan penalisht shtetasin turk A. B., 23 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasin J. M., 24 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi J. M. dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. B., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Has – Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, kapet në kohë rekord autori. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës thikë. Sot, rreth orës 07:55, në spitalin e qytetit Krumë ka shkuar i plagosur me mjet prerës shtetasi S. H., rreth 27 vjeç, banues në qytetin e Krumës. Nga intervistimi paraprak shtetasi S. H. ka pohuar se ishte vetëplagosur në banesën e tij. Menjëherë grupi hetimor ka filluar hetimet dhe ka rezultuar se shtetasi S. H. ishte plagosur me mjet prerës thikë nga vëllai i tij, shtetasi R. H., pasi dhunonte të ëmën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në qytetin e Krumës, u bë e mundur kapja e autorit, shtetasit R. H., i cili shoqërohej së bashku me shtetasin G. B. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit G. B. iu gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se është plagosur 27-vjeçari. Shtetasit R. H. dhe G. B. janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme.
DVP Berat – Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Kapen 2 shtetas të shpallur në kërkim. Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. A., 27 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka vendosur masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë” Gjithashtu u bë kapja e shtetasit E. B., 26 vjeç, banues në Ura Vajgurore, të cilin Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me burgim për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme për shtetasin E. B. do të kryhen nga DVP Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 65 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 15 janë arrestuar në flagrancë dhe 43 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 7 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 2 në Berat, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 autor të shpallur në kërkim; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rënde me dashje”, në Tiranë, me 1 autor të shpallur në kërkim.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 5 raste, 1 në Durrës dhe 1 bë Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 3 në Vlorë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 7 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste: 1 rast në Lezhë, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 10 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 6 raste, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, 1 në Kukës dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Mashtrimi në kredi”, në Tiranë, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autori po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo i vilaze”, në Tiranë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 5 raste të shkatërrimit të pronës, 1 në Lezhë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë dhe 4 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, 1 në Kukës, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në Elbasan, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, në Durrës, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.
Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërsa 1 tjetër është proceduar penalisht për “Fyerja”.
Në Kukës është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, në Tiranë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti, në Lezhë, dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 raste aksidentesh, me 4 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.