Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Qarku Korçë – Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit. U kap duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me shërbimet e “Frontex” dhe specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 34 vjeç, banues në Fier. Shtetasi i mësipërm u kap nga forcat e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, Devoll, duke transportuar me një mjet furgon tip “Fiat” 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”. Tentoi t’i jepte ndihmë 8 shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari. Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në zbatim të planit të masave “Për goditjen dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm”, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Porosia”. Si rezultat i këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. H., 44 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Fiat”, 8 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Elbasan – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ëorld Coins”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave. Operacioni pas disa muajsh hetime të kryera nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ndalohen dhe arrestohen 7 shtetas. Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të falsifikuara dhe mjetet që shërbenin për prodhimin e kartëmonedhave false. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një hetimi disamujor, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ëorld Coins”, në kuadër të të cilit u ndaluan shtetasit A. L., 29 vjeç, banues në Fier; J. H., 26 vjeç, banues në Tiranë; F. K., 31 vjeç, banues në Kavajë; K. B., 26 vjeç, banues në Elbasan; D. K., 48 vjeç, banues në Elbasan dhe M. M., 34 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi N. Ll., banues në Elbasan. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Fier etj. Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 150.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 2760 euro të dyshuara si të falsifikuara, 8 aparate celular, një presë që shërbente për prodhimin e kartëmonedhave, një presë elektrike që shërbente për prodhimin dhe ngjitjen e kartëmonedhave të dyshuara të falsifikuara, pllaka stampuese metalike dhe plastike që shërbenin për stampimin e tyre, shirita ngjitës, letër e bardhë kalk, fletë karboni, rulo me letër varaku etj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim.
Durrës – Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 13, Plazh, një lokal të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, brenda të cilit ndodheshin disa persona. Shërbimet e Policisë, pasi i kanë kërkuar shtetasve që ndodheshin brenda në lokal, dokumentet e identifikimit, 3 prej tyre nuk kanë pranuar t’i tregojnë, duke i kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasit H. B., 55 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”; E. B., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” (vëllezër) dhe A. C., 37 vjeç, të tre banues në Durrës. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë pronarin e lokalit, shtetasin E. P., pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitet në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Vlorë – Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin G. K., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe i sekuestruan një dorezë metalike (përforcues grushti). Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit F. G., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe për pasojë janë lënduar pasagjerët në mjetin tip “Benz”, shtetasit Sh. A., 76 vjeç dhe A. H., 67 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën; F. A, 57 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin F. A., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. K., 26 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të banesës së ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lendë të dyshuar kanabis. Po nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit A. Q., 42 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur dhe ka dëmtuar me mjete prerës gomat e 3 automjeteve të parkuara në servisin e shtetasit K. A. Specialiastët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasin S. M., 46 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, ku i ka mbetur për të shlyer dhe 2 muaj dhe 5 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja”. •Më datë 19.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Th. L., 46 vjeç, sepse me anë të mashtrimit, ka përfituar një shumë parash nga shtetasi Y. R. •Më datë 19.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L. Sh., 51 vjeç, sepse me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, ka përfituar një shumë të konsiderueshme lekësh. •Më datë 19.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D. K., 49 vjeç, sepse me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash. •Më datë 19.04.2021, në rrugën “Artan Lenja”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit Sh. M., ku kanë marrë disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. •Më datë 20.04.2021, në rrugën “Kristo Floqi”, ka rënë zjarr në banesën e pabanueshme të shtetases B. P. Zjarri është konstatuar dhe është fikur nga banorët, ku është demtuar vetem dera kryesore e hyrjes. Punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. •Më datë 19.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, dhe punohet për kapjen e shtetasve në kërkim N. T(J), 45 vjeç, D. T., 29 vjeç, dhe M. Sh., 29 vjeç, sepse në lagjen nr.5 Kavajë, në një zyre elektorale të një subjekti politik, shtetasi N. T(J) ka plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë shtetasin B. O., 27 vjeç, ndërsa shtetasit D. T dhe M. Sh., e kanë goditur me grushta. Shtetasi B. O. ndodhet në spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 52 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 12 janë arrestuar në flagrancë dhe 34 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste: 4 raste të “Kanosja”, 2 në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, 1 në Elbasan dhe 1 në Gjirokastër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Fier, ku autori është shpallur në kërkim; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e rënde me dashje”, 1 në Tiranë me 3 autorë të shpallur në kërkim dhe 1 në Vlorë me 1 autor të shpallur në kërkim.
Në fushën e dhunës në familje është evidentuar 1 rast, në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë. Janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 6 raste, 2 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 2 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Mashtrimi”, 2 në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Vlorë, ku po punohet për kapjen e autorit.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i monedhave”, në Elbasan, me 7 autorë të ndaluar.
Janë evidentuar 4 raste të shkatërrimit të pronës, 1 në Elbasan dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në Korçë, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në Vlorë, ku autori është arrestuar në flagrancë. Po në Vlorë është proceduar penalisht 1 shtetas për veprën penale “Mashtrimi në kredi”, 1 për “Pushtim toke” dhe 1 për “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”.
Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Dhunimi i banesës”.
Është evidentuar 1 rast i “Përndjekja”, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, ndërsa 1 tjetër është proceduar penalisht për “Kanosja për shkak të detyrës”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 raste aksidentesh, me 4 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.