Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin G. K., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe i sekuestruan një dorezë metalike (përforcues grushti).
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
•F. G., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me një mjet tip “Benz” dhe për pasojë janë lënduar pasagjerët në mjetin tip “Benz”, shtetasit Sh. A., 76 vjeç dhe A. H., 67 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;
•F. A, 57 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin F. A., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.