Fier – Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Divjakë, një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen fara kanabisi, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune hetimore disa mujore, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit T. C., 34 vjeç, banues në Dushk, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Gjatë ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plugut”, 34-vjeçari T. C., duke drejtuar automjetin tip “Opel” është kapur nga shërbimet e Policisë me 210 fara kanabisi me vete të cilat i kishte bërë gati dhe dyshohet se do t’ia shiste shtetasve E. C., 33 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve hetimore, u proceduan penalisht edhe shtetasit E. C., dhe E. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.
Fier – Finalizohet një tjetër operacion policor për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 16 vite burg, për veprën penale “Vrasje me dashje”. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edmond Braka, 43 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Genovas, Itali e ka dënuar me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Kuçovë – Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. L., 32 vjeç, banues në fshatin Magjatë, Kuçovë. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Magjatë ka kanosur me sëpatë, si dhe u ka thyer xhamin e mjetit shtetasve S. Sh., 24 vjeç dhe K. Rr., 20 vjeç, të dy banues në Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Kanosja”.
Durrës – Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin G. P., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasi D. Z., 25 vjeç, banues në Fushë Krujë. Arrestimi i tij u bë pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë në rrugë, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Apelit Tiranë, për veprën penale “Dhunë në familje”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me një tjetër mjet tip “BMW”, e për pasojë janë lënduar pasagjerët një mjetin tip “BMË”, shtetasit R. V., 48 vjeçe, S. K., 6 vjeç dhe A. K., 2 vjeç, të cilët pas ndihmës mjekësore janë larguar në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Sarandë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Kapet dhe ndalohet 48-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin T. Q., 48 vjeç, banues në Fier, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, me vendimin e datës 17.12.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur më datën 31.10.2011, në lagjen nr. 1 Sarandë, ku Policia gjeti dhe sekuestroi në një automjet, një sasi prej 127 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Tiranë – Parandalohet nga shërbimet e Policisë, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti që mund të përfundonte në vrasje të dyfishtë. Tentoi të godiste me mjet, një shtetas dhe bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se në bulevardin “Migjeni” po konfliktoheshin dy shtetas, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Rastësisht në vendngjarje është ndodhur një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i cili ka ndërhyrë menjëherë. Falë ndërhyrjes së tij në kohë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit që mund të përfundonte në një vrasje të dyfishtë, pasi shtetasi T. M. po tentonte të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij. Në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur më pas edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e shtetasit T. M. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit T. M dhe G. M. fillimisht kishin debatuar për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla” dhe pas disa minutash, tek bulevardi “Migjeni” ishin konfliktuar përsëri me grushte me njëri-tjetrin. Pas konfliktit, shtetasi T. M. ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G. M. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. M., 39 vjeç, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje‘’dhe’’Plagosja e lehtë me dashje’’. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Korçë – Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Porositësi”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohen 12 gram kokainë dhe 38 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë. Vihen në pranga 3 shtetas, dy prej të cilëve posedues të sasisë dhe tjetri porositësi i saj. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Porositësi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve F. K., 18 vjeç; M. K., 20 vjeç dhe O. V., 38 vjeç, banues në Korçë. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se shtetasit e mësipërm ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre në lagjen nr. 10, Korçë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, konkretisht shtetasit F. K., iu gjet një sasi prej 12 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 38 gram lëndë e dyshuar narkotike heroinë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezultoi se posedues të lëndës narkotike ishin shtetasit F. K. dhe M. K., ndërsa porositësi i saj ishte shtetasi O. V. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Berat – Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Roskovec, Fier. Arrestimi i tij u bë pasi ka furnizuar mjetin me karburant në një pikë karburanti në fshatin Pobrat, Ura Vajgurore dhe është larguar pa paguar detyrimin financiar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”.
Durrës – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin nigerian C. M., 24 vjeç, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 39 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në Shijak, duke mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Velipojë/Shkodër – Rreth orës 02:00 të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Gomsiqe e Re, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeteve tip “Ford Fiesta” dhe “Benz” në pronësi të shtetasit D. N., 36 vjeç, të cilat kanë qenë të parkuara në rrugë, pranë banesës së tij. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Gramsh – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 23 vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 27-vjeçare. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Elbasan – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. P., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi S. Ç., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës kanë bërë ekzekutimin e vendimit të ndalimit për shtetasin Bilbil Elezaj, 54 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka njohur vendimin e Gjykatës së Apelit Bolonjë/Itali, e cila e ka dënuar me 5 vite burg, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 43 vjeç, pasi ka vjedhur një bateri makine në banesën e shtetasit E. P. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve banesash dhe dyqanesh në qarkun e Kavajës. Më datë 16.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Dh. K., 43 vjeç, pasi në rrugën “Abaz Ermeni”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur ish-vjehrrën e tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Punohet për kapjen e tij. Më datë 15.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetaseve, T. L., 55 vjeçe dhe E. Xh., 25 vjeçe, pasi dyshohet se kanë vrarë qenin e një klinike në administrim nga shtetasja E. A. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. B., 38 vjeç, M. J., 44 vjeç dhe N. M., 34 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. •Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G. C., 29 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj. •Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendje të lirë për shtetasin E. L., 27 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase 22-vjeçare. •Më datë 18.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka kanosur një shtetas. •Më datë 18.04.2021, shtetasi R. Sh., 23 vjeç, kallëzon se në Kavajë, persona të paidentifikuar e kanë shtyrë dhe ofenduar atë. Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Tiranë – Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në Sauk të Vjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër). Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të forta shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 130 shtetas, nga këta: 28 janë arrestuar, 9 janë ndaluar dhe 93 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 9 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste, në të gjithë territorin, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 20 raste, konkretisht: 5 raste të “Kanosja”; 5 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”; 7 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, me 3 autorë të shpallur në kërkim; 1 rast i “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 1 autor të arrestuar në flagrancë, 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 autor të shpallur në kërkim. Janë plotësuar 26 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 27 raste: 5 raste me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 22 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 16 raste të ndërtimit pa leje, me 16 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të shkatërrimit të pronës, 1 rast me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të “Mashtrimi”, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Vetëgjyqësia”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prishja e qetësisë publike”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Ngacmimi seksual”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Përndjekja”.
Është evidentuar 1 rast i “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Është proceduar penalisht 1 shtetase, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Është evidentuar 1 rast i “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, 1 për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe 2 të tjerë për “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar penalisht për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Dhunimi i banesës”.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme.
Janë proceduar 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 13 aksidente, me 1 viktimë dhe 17 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.