Tiranë – Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, si dhe u proceduan në gjendje të lirë dhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
D. S., 23 vjeç dhe D. B., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtyre dy shtetasve nga sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi dhe një shumë parash.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 28 vjeç, pasi në rrugën “Mahmut Daci”, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e sektorit të asfaltimit së Bashkisë Tiranë, i cili ka marrë ndihmën mjeksore në spital.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. B., 62 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
•Më datë 09.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V. G., 29 vjeçe, sepse nëpërmjet mashtrimit ka falsifikuar dokumentacione dhe kontrata pune si dhe u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në shtetin Gjerman, duke përfituar shuma të ndryshme në lekë dhe euro.
•Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen I. K., 26 vjeçe, sepse më anë të mashtrimit ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash, shtetases R. N.
•Më datë 09.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit V. Sh., 38 vjeç, pasi në rrugën “Petrit Radovicka”, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin L. P., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
•Më datë 09.04.2021, gjatë orëvë të natës në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, kanë vjedhur në zyrën e financës të një firme një shumën parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.