Plagosën lehtë një shtetas dhe i dëmtuan mjetin me sende të forta, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë nga Policia njëri nga vëllezërit, tjetri procedohet në gjendje të lirë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. M., 43 vjeç, banues në fshatin Markaj, dhe kanë proceduan në gjendje të lirë vëllanë e tij, shtetasin S. M., 35 vjeç.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. M., 30 vjeç, banues fshatin Markaj, se në qytetin e Bajram Currit, për motive të dobëta, vëllezërit L. M. dhe S. M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë goditur me shqelma dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, si dhe i kanë dëmtuar me mjete të forta automjetin e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim.