Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore në DVP Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në 11 Drejtoritë Vendore të Policisë, ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.
Policia Rrugore tërheq vëmëndjen e drejtuesëve të automjeteve që mos kryejnë parakalime të gabuara në rrugë, apo manovra të rrezikshme në rrugë, të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskat mbrojtëse, pasi do jenë në fokusin e kontrolleve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin dhe me të gjitha mjetet logjistike që ajo ka në dispozicion.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, por dhe këmbësorët që të tregojnë kujdes maksimal përgjatë fundjavës në drejtim të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi trafiku në shumë akse rrugore për shkak të lëvizjeve nga Tirana në drejtim të zonave të tjera do jetë i ngarkuar.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.