Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 21 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, punonjësit e policisë të Forcës së Posaçme “Shigjeta” gjatë kontrollit fizik të ushtruar i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Paligjshëm në bashkëpunim me punonjësit e Komisariatit të Policisë Kufirit & Migracionit Rinas u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin M. E(K)., 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja” .
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. O., 19 vjeç, pasi me datë 17.03.2021, ka vjedhur disa produkte të ndryshme në një dyqan.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. D., 43 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve ;
D. T., 33 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit ;
I. Gj., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/l.
•Më datë 19.03.2021, në rrugën “Benjamin Kruta”, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, në pamje të parë nuk ka shenja dhune sipërfaqësore. Pritet akti i ekspertimit të mjeko ligjorit për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale, si dhe po punohet për saktësimin e gjeneraliteteve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.