Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 19 mars 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Korçë – Shkon në 3 numri i të ndaluarve, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në afërsi të fshatit Dishnicë, ku pas një konflikti me sende të forta, gjeti vdekjen një 23-vjeçar. Ndalohet bashkëpunëtori i tretë i kësaj ngjarjeje, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” me pasojë vdekje, kryer në bashkëpunim. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, u bë ekzekutimi i vendimit penal për ndalimin e shtetasit A. M., 33 vjeç, banues në Korçë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit O. Z., dhe Ll. D., (pronari i lokalit dhe truproja), kanë plagosur me sende të forta shtetasin M. O, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen disa ditë pas ngjarjes, në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe provat e grumbulluara, rezulton se bashkëpunëtor me dy shtetasit e mësipërm (të cilët janë ndaluar më parë nga Policia) ishte edhe shtetasi A. M. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Tiranë – Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara nga qytetarët se një shtetas posedonte në banesën e tij dhe në automjetin me të cilin qarkullonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi I. M., 34 vjeç, banues në Vorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një sasi me lëndë narkotike kanabis, një sasi me lëndë narkotike resinë (nënprodukt i kanabisit), një peshore elektronike, një shumë parash dhe një aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. S., 31 vjeç, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin e datës 16.03.2021, për ndalim, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin në kërkim K. M., 24 vjeç, pasi Gjykata e Shkalles së Parë Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Plagosja e lehte me dashje” kryer në bashkëpunim. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. H., 41 vjeç, pasi ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, administratorin e pallatit. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve P. J., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.78 mg/l ; E. D., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba”, aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte, shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Më datë 18.03.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E. E., 22 vjeç dhe H. H., 18 vjeç, sepse më datë 17.03.2021, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta.

Më datë 18.03.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim M. Sh., 54 vjeç, pasi në fshatin Domje, në Vorë, për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës shtetasin H. Ç. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Berat – Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, arrestohet. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. S, 44 vjeç, banues në Berat, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur, ndaj babait të tij, shtetasit H. S., 71 vjeç, banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjirokastër – Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë,  në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. K., 25 vjeç, banues në Durrës. Pas një pune hetimore 6-mujore, në kuadër të operacionit “Muzgu” të finalizuar në tetor, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 4 shtetas që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, ka rezultuar se shtetasi F. K. kishte rolin e organizatorit në veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve të paligjshëm nga Gjirokastra drejt Tiranës, me destinacion final vendet e BE-së. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë – Iu gjetën armë të ftohta dhe lëndë narkotike në mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga Policia. Arrestohet edhe 1 tjetër shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në lagjen “Loni Dhamo” është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “BMË”, shtetasi K. A., 34 vjeç, banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat i mbante pa leje. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu, nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, duke drejtuar automjetin tip “Ford” në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 62 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 12 janë arrestuar në flagrancë dhe 46 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë dhe 2 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, 1 në Vlorë ku autori po procedohet në gjendje të lirë; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë dhe 1 në Elbasan, ku autori po procedohet ën gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, 2 në Tiranë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe 1 autor të shpallur në kërkim; 1 në Berat, ku autori është arrestuar në flagrancë;  1 në Vlorë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste, 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, 1 në Kurbin, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 2 raste, 1 në Berat dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të shkatërrimit të pronës, 2 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, në Shkodër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i letërnjoftimeve”, në Dibër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, 1 në Tiranë dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, në Durrës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Është evidentuar 1 rast i “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në Gjirokastër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, në Dibër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në Korçë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 raste aksidentesh, me 7 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 4 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, në Tiranë.

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ne Tiranë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.