Vlorë
Kanosi një shtetas duke qëlluar me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari.
Në pranga dhe një 16-vjeçar, pasi fshehu armën e zjarrit.
Procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për “Moskallëzimi i krimit”.
Mbrëmjen e datës 17.03.2021, në fshatin Akërni, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi V. M. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur shtetasin E. I., 23 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë.
Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.
Pasi ka ndodhur ngjarja, shtetasi D. Ll. ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi V. M. ka kanosur shtetasin E. I.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve V. M., 17 vjeç, banues në fshatin Trevllazër dhe D. Ll., 16 vjeç, banues në fshatin Bishan.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Dh. M., J. M., V. Ll. dhe R. B., pasi ka qenë të pranishëm dhe nuk kanë kallëzuar për krimin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.