Lezhë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale në fushen e narkotikëve
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve,në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar
• K.M.,24 vjeç, banues në Lezhë
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Monzes/ Itali, në Maj 2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në fushen e narkotikëve parashikuar në nenet 73,110 dhe 112 të Kodit Penal Italian
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.