Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim.
Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim B. U., 31 vjeç, banues në Tropojë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin e datës 11.03.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.