Poliçan, Berat
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Organizonte lojëra fati, nëpërmjet celularit, në ambientet e punës, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z., 42 vjeç, banues në Mbrakull, Poliçan, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij Bar-Kafe, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Specialistët për Hetimin e narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. M., 26 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Ura e Goricës”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël cannabis sativa.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.