Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 16 mars 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Elbasan – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kartëmonedha”. Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, vihen në pranga 7 shtetas. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 158.000 lekë të dyshuara të falsifikuara, 2 automjete dhe 9 aparate celular. Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një hetimi disamujor, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kartëmonedha”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. V., 50 vjeç, banues në Fier, B. M., 56 vjeç dhe  I. H., 32 vjeçe, banuese nê Librazhd, R. K., 48 vjeç,  D. A., 20 vjeç dhe  A. T., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe I. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj. Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim.

Berat – Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi i shtetasit P. P., 31 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas 15-vjeçar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Ngacmim seksual”.

Durrës – Goditet një tjetër tentativë për prodhim dhe trafikim të minave me telekomandë.  Finalizohet operacioni policor i koduar “Distanca”. Operacioni i zhvilluar strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.  Sekuestrohen 4 mina me telekomandë. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm penal, të cilët do i shisnin minat kundrejt fitimit deri në 3000 euro për një copë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe trafikimit të minave me telekomandë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative  se 2 shtetas po tentonin të trafikonin mina me shpërthim në distancë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të  koduar “Distanca”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”; B. G., 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “. Gjatë  kontrollit fizik, shtetasit A. G., shërbimet e Policisë i kanë gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë, të cilat këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do i shisnin me çmimin 2000 deri në 3000 euro. Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit B. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për evidentimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Vlorë – Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasin A. R., 30 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 200 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit – Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e krimit të organizuar.  Operacioni “NEIKEA” është zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali dhe Shqipëri, nga Policia italiane dhe Policia shqiptare. Gjatë operacionit është shkatërruar një organizatë që merrej me trafikun e kokainës në Milano, Itali dhe në Shqipëri.  Në Shqipëri operacioni u zhvillua nga FAST Albania, RENEA, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në koordinim me Interpol Tiranën, IP Romën dhe UCI Albania. Gjatë operacionit janë arrestuar në Tiranë dhe në Laç, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasit: B. C. alias B. K., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe E. P. alias E. U., 27 vjeç, banues në Laç.  Mëngjesin e sotëm u përmbyll operacioni ndërkombëtar policor i koduar “NEIKEA”, në kuadër të së cilit u ekzekutuan 12 urdhër-arreste të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Milanos/Itali, për shtetas italianë dhe shqiptarë të akuzuar për veprën penale “Organizatë kriminalë, më qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”. Operacioni “NEIKEA” ka nisur që nga viti 2016 nga Policia e Milanos dhe kishte për qëllim goditjen e organizatës kriminale që drejtohej nga shtetasi italian Luca Guerra që merrej me shitjen e kokainës në Balsamo/Milano.  Shtetasi Luca Guerra është arrestuar më datë 01.04.2016 dhe drejtimin e organizatës kriminale e mori shtetasi Giuseppe Sanfilipo, i cili u arrestua më datë 25.06.2016, pasi ka tentuar të vrasë shtetasin shqiptar M. P. Në kuadër të këtij operacioni, më datë 13.11.2016 është arrestuar në kufirin midis Francës dhe Italisë,  korrieri shqiptar i drogës, si dhe janë sekuestruar 8.6 kg kokainë.  Policia e Shtetit edhe gjatë këtij operacioni tregoi besueshmëri, profesionalizëm dhe vendosmëri për të luftuar përkrah partnerëve krimin e organizuar dhe siguron qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, më qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt dhe në këtë kudër fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që ata konstatojnë, duke iu siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoti”.  Tentuan t’i jepnin ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.  Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në zbatim të planit të masave “Për goditjen dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm”, pas një pune të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Hoti”.  Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit R. Ç., 18 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. L., 23 vjeç banues në Shkodër.  Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me dy mjete në zonën e Hotit dhe pasi kanë konstatuar mjetet e Policisë janë shkëputur nga rruga nacionale Hot-Vermosh dhe janë futur në një rrugë dytësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe pas ndalimit kanë konstatuar se me këto dy mjete po transportoheshin drejt Malit të Zi, 15 shtetas nga vendet e treta, që kishin si destinacion vendet e BE-së. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se dy mjetet ishin marrë me qira nga shtetasi R. L., i cili është shpallur në kërkim. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 58 shtetas, konkretisht: 2 janë ndaluar, 29 janë arrestuar në flagrancë dhe 27 po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 7 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste të “Kanosja”, 1 në Durrës, 1 në Berat, 1në Vlorë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të dhunës në familje, 1 në Shkodër, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Lezhë, ku autori po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 11 raste, 1 në Tiranë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 9 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 4 raste, 1 në Durrës, 2 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, në Durrës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Mashtrimi”, në Kukës, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 2 raste të  “Pushtim toke”, 1 në Tiranë dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Armëmbajtja pa leje”, në Shkodër, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i monedhave”, në Elbasan, me 7 autorë të arrestuar në flagrancë.

Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i dokumenteve”, në Korçë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Trafikimi i mjeteve motorike”, në Kukës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, 1 në Tiranë ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Vlorë ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Braktisja e fëmijëve të mitur”, në Berat, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në Korçë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 5 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 5 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, në Tiranë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.