Policia Rrugore – Për shkak të motit të keq, në disa akse rrugore ka prezencë të borës

Për shkak të motit të keq, në disa akse rrugore ka prezencë të borës. Shërbimet e Policisë rrugore po marrin masa për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe vijueshmërinë e qarkullimit të automjeteve.
Ndërkohë, borëpastrueset janë duke pastuar rrugët, si dhe po hidhet kripe në rrugët ku ka prezencë të borës.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes, të qarkullojnë me shpejtësi të ulët, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të tregohen të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet e pononjësve të Policisë dhe të autoriteveve të tjera shtetërore, pasi për shkak të motit të keq, ka prezencë të lagështirës, ujit, dhe borës në disa akse.
Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë dhe prezent në të gjitha akset rrugore, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në nevojë.