Elbasan – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

T.(I). K., 35 vjeç, banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.02.2018, e ka dënuar me 5 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.