Vlorë – Vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “TIBUS”. Shkon në 6 numri i personave të arrestuar

Vijon operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “TIBUS”.

Shkon në 6 numri i personave të arrestuar.

Në vijim të operacionit “TIBUS”, në Vlorë, është kapur nga FAST Albania, FNSH, strukturat e DVP Vlorë dhe Interpol Tirana, një shtetas tjetër, i cili u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht:

A. V., 30 vjeç, banues në Vlorë, Shqipëri.

Arrestimi i tij u bë pasi edhe ky shtetas, ashtu si 5 shtetasit e tjerë të arrestuar mëngjesin e djeshëm, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.