Durrës – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndaluan shtetasit R. V., 25 vjeç dhe R. H., 18 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë sepse pas një pune të mirëfilltë hetimore ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin ushtronin aktivitet kriminal duke shitur lëndë narkotike në doza të vogla, me qëllim përfitimin e vlerave monetare. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lënde narkotike marijuanë, një sasi lënde narkotike kokainë dhe 2 aparate celular. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin O. H., 29 vjeç, banues në Borizanë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në Borizanë, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin D. G., 32 vjeç, banues në Kamzë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Elbasan – Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Vihet në pranga një 18-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte nga Korça në drejtim të Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kapën dhe arrestuan shtetasin A. B., 18 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Librazhd-Elbasan duke transportuar 5 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 100 euro për person, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Tiranë – Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Forca e posaçme “Shqiponjat”, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe evidentimin e personave që lëvizin me sende të kundërligjshme, në rrugën “5 maji”, ka konstatuar dhe ndaluar shtetasin A. P. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë (thikë), një sasi me lëndë të dyshuar MDMA, një sasi me lëndë të dyshuar metadon dhe 2 aparate celular. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 30 vjeç, banues në Tiranë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Xh. P., 30 vjeç, sepse më datë 06.03.2021, në rrugën ‘’Naim Frashëri” ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. B; M. Ll., 34 vjeç, pasi për një periudhe kohore, ka përndjekur ish të dashurën e tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. Z., 59 vjeç dhe A. A., 45 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 152 shtetas, nga këta: 41 janë të arrestuar, 8 janë ndaluar dhe 103 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste, në të gjithë territorin, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë, 2 autorë të ndaluar dhe 14 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 18 raste, konkretisht: 3 raste të “Kanosja”; 7 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”; 8 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 6 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 10 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 23 raste: 7 raste me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 16 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 12 raste të ndërtimit pa leje, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të shkatërrimit të pronës, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 autor ende të paidentifikuar.
Është evidentuar 1 rast i “Shkatërrim i pronës me zjarr”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të falsifikimi i monedhave, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të “Mashtrimi”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, ku autori po procedohet ën gjendej të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, me 1 autor të arrestuar të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Goditje për shkak të detyrës”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Përndjekja”, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Prishja e qetësisë publike”, ku autori po procedohet ën gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë proceduar 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 16 raste aksidentesh, me 4 viktima dhe 18 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 10 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Janë evidentuar dhe proceduar 6 shtetas që drejtonin automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.