Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. S.(M.), 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin e një banese. Si pasojë kanë humbur jetën 3 pasagjerët në mjet, shtetasit I. S., 56 vjeç, B. S., 53 vjeç (vëllezër) dhe D. D., 50 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.