Bulqizë – Qarkullonte jashtë fashës orare pa ndonjë arsye të domosdoshme, fyeu dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë pas ndalimit për verifikim, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari

Qarkullonte jashtë fashës orare pa ndonjë arsye të domosdoshme, fyeu dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë pas ndalimit për verifikim, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese anticovid, rreth orës 00:30, në qytetin e Bulqizës, kanë konstatuar një automjet që lëvizte jashtë fashës orare, të cilit i është bërë shenjë ndalimi për verifikimin e arsyes së lëvizjes. Gjatë komunikimit, drejtuesi i mjetit ka fyer dhe kundërshtuar shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. A., 22 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
_

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. D., 24 vjeç, banues në Zerqan, Bulqizë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 01.03.2021, në Gjoricë, (në segmentin e rrugës së Arbrit që është kantier ndërtimi), duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin R. R., 69 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
_

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur 4 raste.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, shtetasit P. K., D. H., A. V., Q. T., banues në Dibër, pasi janë konstatuar duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.