Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 02 mars 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Durrës – Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin L. U., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ndaluan shtetasin B. H., 36 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit V. B., 44 vjeç, banues në Shijak, Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit L. U., dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Mashtrimi”, në ngarkim të shtetasit B. H.

Kukës – Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, humbi kontrollin dhe u përplas me dy mjete të tjera, arrestohet në flagrancë 31-vjeçari. Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 31 vjeç, banues në fshatin Shkinak, Kukës. Ky shtetas, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubish”, në aksin rrugor Kukës-Ura e Drinit Zi, në vendin e quajtur “Ramhas”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip kamion “Volvo” dhe një mjet tip “Ford”. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Kurbin, Lezhë – Falë besimit dhe bashkëpunimit me qytetarët, pasi informacioneve të marra dhe kërkimeve të shumta, Policia gjen të fshehura në tokë, armë zjarri, granata e municion luftarak.  Poseduesi i tyre, i arrestuar tre muaj më parë, po vuan dënimin për veprën penale “Dhunë në familje”. Sekuestrohen 1 mitraloz, 1 pushkë, 11 granata, 30 ndezës granate dhe 55 fishekë. Shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me specialistët e Njësisë Antieksploziv, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në fshatin Sanxhak, Kurbin, përreth banesës së shtetasit K. P., 43 vjeç, kishte të fshehura armë zjarri dhe municion luftarak, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në tokë: 1 mitraloz, 1 pushkë, 11 granata, 30 ndezës granate dhe 55 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shtetasi K. P., 43 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, aktualisht po vuan dënimin në I.E.V.P. Shënkoll, Lezhë, për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë falënderon qytetarët për besimin dhe mbështetjen dhe fton cilindo që disponon informacion për paligjshmëri, të informojnë në numrin 112 apo Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Tiranë – Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar. Ndalohet një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.  Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe municion luftarak. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatin e Policisë Nr. 5, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. K.,. 47 vjeç, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.   Ky shtetas, më datë 19.01.2021, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi S. T. (i arrestuar po në atë datë) ka kanosur shtetasin P. Ll.  Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. K. iu gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar e përdorur në ngjarjen e datës 19.01.2021, si dhe disa fishekë.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

DVP Fier – Kapen duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasit: Sh. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Fiat Punto”  në gjendje të dehur; K. Ç. 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip  “Volksëagen” në gjëndje të dehur. Gjatë ditë së djeshme u arrestuan gjithashtu edhe 2 shtetas të cilët shkaktuan dy aksidente rrugore, konkretisht: A. K., 27 vjeç, banues në Berat, pasi në fshati Portëz, duke drejtuar automjetin  tip “Ford” është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. B., 58 vjeç, banues në Fier, ku si pasojë është dëmtuar drejtusi i mjetit tip “Toyota”, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve; B. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Çermë-Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Nisan” është përplasur me motomjetin tip “Kaëasaki” me drejtues shtetasin A. S., 18 vjeç, banues në Çermë, ku si pasojë është dëmtuar shtetasi A. S., dhe ndodhet në Spitalin Lushnjë nën kujdesin e mjekëve, për të cilin filloi procedimi penal pasi drejtonte motomjetin pa leje drejtimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Fier – Vijon puna për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e  narkotikëve. Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike, i cili përshtaste dyqanin për përdorim droge. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 23 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen “Kryengritja” në dyqanin e marrë me qira nga ana e 23-vjeçarit, ku ushtronte aktivitet tregtar të palicencuar, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje Po kështu, ky dyqan ishte përshtatur edhe si ambient për përdorimin e lëndëve narkotike. Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i të ardhurave dhe tatimeve”.

Tiranë  – Kapen dhe ndalohen 2 shtetas në kërkim kombëtar. Në pranga dhe 1 drejtues mjeti.  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim R. L., 19 vjeç, pasi më datë 28.02.2021, në bashkëpunim me shtetasin R. H., ka goditur me sende të forta shtetasin A. Zh. Punohet për kapjen e shtetasit R. H.  Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin të Policisë Vorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. M., 21 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Moskallëzim krimi”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 31 vjeç, pasi ka aksidentuar mjetin motor me drejtues shtetasin R. C. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 58 shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar, 8 janë arrestuar dhe 42 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 1 rast i “Kanosja”, në Vlorë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Gjirokastër; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Durrës dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i dhunës në familje, në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 6 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 5 raste me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 2 raste, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast “Mashtrimi”, në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Fshehja e të ardhurave”, në Korçë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Vetëgjyqësia”, në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Braktisja e fëmijëve të mitur”, në Dibër, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i falsifikimit të monedhave, në Korçë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i “Kanosja për shkak të detyrës”, në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 9 raste aksidentesh, me 16 të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë evidentuar dhe arrestuar 4 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur, 2 në Fier, 1 në Korçë dhe 1 në Kukës.

Janë evidentuar dhe proceduar 4 shtetas që drejtonin mjetet pa leje drejtimi, 1 në Durrës, 1 në Elbasan, 1 në Fier 1 në Lezhë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.