Kukës – Ndalohet 1 shtetas, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”

Ndalohet 1 shtetas, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. N., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi shtetasi F. Gj. ka bërë kallëzim se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, shtetasi A. N. i ka marrë një shumë të konsiderueshme lekësh.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.