Krujë – Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.02.2021, në një lokal në Fushë Krujë, ku u godit me sende të forta një shtetas. Shpallet në kërkim autori kryesor i dyshuar për këtë ngjarje, një 34-vjeçar i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike. Ndalohet dhe një 31-vjeçar që fshehu mjetin e përdorur nga autorët. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bënë shpalljen në kërkim të shtetasit G. K., 34 vjeç, banues në Budull, Krujë, i dënuar më parë jashtë vendit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ky shtetas dyshohet se më datë 17.02.2021, ka hyrë me disa persona të tjera në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shtetasit E. E., 30, vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë. Në vijim të hetimeve është bërë ndalimi i shtetasit G. B., 31 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Durrës – Më datë 20.02.2021, në orën 18:20, në banakun e filialit të një poste, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se një person ende i paidentifikuar, rreth 19 vjeç, ka marrë 8 mijë lekë dhe është larguar me vrap. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 21.02.2021, në orën 20:00, në lagjen nr. 4, Durrës, në biznesin në pronësi të shtetasit A. A., 34 vjeç, një person ende i paidentifikuar ka vjedhur xhiron ditore (24.000 lekë). Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Më datë 21.02.2021, në Shijak, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë lekësh në kasafortën e objektit të një kulti fetar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Tiranë – Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve J. Sh., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; A. Z., 51 vjeç dhe D. P., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim të shtetasve R. A., 31 vjeç, A. A., 28 vjeç dhe E. A., 22 vjeç (vëllezër), pasi paraditen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit D. P., i cili ka marrë dëmtime të lehta. Pas marrjes së mjekimit, shtetasi D. P. ka dalë nga spitali. Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet, bazuar në informacionet e marra se një 25-vjeçar transportonte me mjet, emigrantë të paligjshëm nga Tirana, me qëllim transportimin e tyre drejt qytetit të Kukësit, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin F. H., 25 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. B., 19 vjeç, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i shtetasit F. H. në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Gjirokastër – Më datë 22.02.2021 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, në ngarkim të shtetasve R. A., 29 vjeç dhe B. A., 36 vjeç (vëllezër), pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në gjendje të dehur.
Morinë, Kukës – Policia godet një rast të tentativës për të hyrë në territorin shqiptar me armë zjarri me vete. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjet arma e zjarrit dhe 2 pasagjeret që udhëtonin në mjetin e tij. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin F. G. dhe pasagjere shtetaset D. F. dhe M. Q. Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në kroskotin e këtij mjeti, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Girsan” dhe 17 fishekë. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. G., 34 vjeç, banues në Kosovë, D. F., 36 vjeçe dhe M. Q., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Kukës – Bëri manovra të rrezikshme me mjet, në gjendje të dehur, gjatë orarit të karantinës, dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, arrestohet në flagrancë. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin R. C., 33 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor, në qytetin e Kukësit, jashtë fashës orare të lejuar për qarkullim, duke bërë manovra të rrezikshme me mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe është marrë masë plotësuese bllokim i lejes së drejtimit, për shkelje të Aktit Normativ.
Shkodër – Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “”Skënderbeg”, ku disa persona qëlluan me armë në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P. Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, shtetasit Sh. Xh., 29 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”; S. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, me precedent të mëparshëm penal; E. H., 31 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje”. Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 11:50, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë drejt një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin T. P., 30 vjeç dhe pasagjer shtetasin K. M., 46 vjeç. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit T. P. Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar një mjet tip “Audi” dhe një targë që i përket njërit nga mjetet me të cilin janë larguar autorët e dyshuar. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasje ndaj dy ose më shumë personave” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 142 shtetas, nga këta: 41 janë të arrestuar, 11 janë ndaluar dhe 90 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 7 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, në të gjithë territorin, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 22 raste, konkretisht: 8 raste të “Kanosja”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 7 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rënde me dashje”, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Vrasja” mbetur në tentativë, me 3 autorë të shpallur në kërkim.
Janë evidentuar 12 raste të dhunës në familje, në të gjithë territorin, me 7 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 17 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 32 raste: 6 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë, 4 autorë të ndaluar dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 26 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 8 raste të ndërtimit pa leje, me 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të shkatërrimit të pronës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Fshehja e të ardhurave”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Trafikimi i armëve dhe municionit”, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Vetëgjyqësia”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Falsifikimi i monedhave”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Veprime në kundërshtim me vendimin gjykatës”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Goditje për shkak te detyrës”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Braktisja e fëmijëve të mitur”, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 9 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Janë evidentuar dhe arrestuar 13 shtetas që drejtonin automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Janë evidentuar dhe proceduar 8 shtetas që drejtonin automjetin pa u pajisur me leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.